Ndërlidhjet

Klinton: Armët bërthamore në Evropë nuk do të hiqen shpejt



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të shpejtë nga Evropa të armëve bërthamore amerikane, që janë ende në vendet evropiane.

Klinton theksoi se e ardhmja e armëve bërthamore amerikane në Evropë duhet të përcaktohet nga NATO-ja si tërësi dhe jo thjesht nga Shtetet e Bashkuara.

Ajo shtoi se për sa kohë të ekzistojnë armët bërthamore, NATO-ja mbetet një aleancë me fuqi bërthamore.

Komentet e Klintonit u bënë gjatë takimit të NATO-s në Talin.
XS
SM
MD
LG