Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: Në Afganistan shënohet përparim



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se Aleanca po shënon përparime në Afganistan.

“Nuk ka asnjë arsye që ta fshehim se situata në Afganistan mbetet shumë sfiduese. Disa nga vendet e pranishme këtu kanë humbur ushtarë në këtë mision. Por këtë vit po shënojmë përparim”, tha Rasmusen.

NATO-ja dhe SHBA-të planifikojnë t’i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani deri në verën e vitit 2011. Komentet e Rasmusenit u bënë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Talin.
XS
SM
MD
LG