Ndërlidhjet

Bagdad: 69 të vrarë e 100 të plagosur



Nga një valë sulmesh me bomba, gjatë 24 orëve të fundit, në Bagdad janë vrarë 69 persona dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë. Shumica e sulmeve ndodhën në afërsi të një xhamie shite gjatë faljes të së premtes.

Një nga sulmet kishte si cak zyrat e klerikut radikal shit, Moktada Al Sadër.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

Kryeministri Nuri al Maliki tha se kryengritësit po përpiqen t’i përgjigjen vrasjes së dy drejtuesve të lartë të Al Kaidës në Irak në 18 prill.
XS
SM
MD
LG