Amnesty International ka kërkuar nga drejtuesit e kryeqytetit serb të mos i zbatojnë planet për dëbimin dhe shkatërrimin e një vendbanimi të romëve.
Së paku 300 shtëpi e apartamente në një lagje të pazyrtarizuar, të njohur si Belvil, do të prishen brenda disa ditësh për të mundësuar ndërtimin e një rruge të re, njoftoi bashkia e Beogradit.
Bashkësisë rome që jeton aty nuk i është ofruar ndonjë mundësi tjetër banimi.
“Autoritetet të sigurojnë se asnjë familje nuk do të mbetet e pastrehë apo t’i shkelen të tjera të drejta të njeriut si pasojë e dëbimit. Kjo përfshin kompensimin për shtëpitë dhe pronat e shkatërruara. Qeveria serbe e ka për detyrë të garantojë se zyrtarët e Beogradit do t’i respektojnë ligjet ndërkombëtare të të drejtave të nejriut”, deklaroi Amnesty International.