Ndërlidhjet

Erdogan mbështet deklarimin e Obamës


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka përshëndetur mesazhin që me rastin e shënimit të vrasjeve masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore e ka dërguar presidenti amerikan Barak Obama, sepse në te nuk ka përdorur termin “gjenocid”.
Shkencëtarët dhe historianët thonë se forcat e Perandorisë Osmane kanë vrarë 1.5 milionë ndërmjet viteve 1917 dhe 1917 dhe këto krime i kanë cilësuar si gjenocid. Turqia mohon faktin që këto vrasje mund të kualifikohen si gjenocid dhe shton se numri i të vrarëve është i rritur, sepse një pjesë e viktimave e kanë pësuar në trazirat luftën civile.
Presidenti Obama në mesazhin e tij pësimin e këtij populli e ka cilësuar si “një nga krimet më të llahtarshme” të shekullit XX dhe kaptinë tronditëse të historisë, por nuk ka përdorur fjalën “gjenocid”.
XS
SM
MD
LG