Ndërlidhjet

Ukrainë: Hetime kriminale për zënkën në parlament



Prokuroria ka hapur hetime kriminale për përleshjen që shpërtheu në parlamentin e Ukrainës gjatë debatit për bazën detare të Rusisë.

Zëdhënësi tha se prokuroria e Kievit hapi “hetime kriminale për huliganizmin e një grupi deputetësh”.

Gjatë seancës të së mërkurës, ligjvënësit e opozitës hodhën vezë dhe bomba tymi ndërsa përleshja vazhdoi me grushta.

Kaosi shpërtheu kur parlamenti diskutonte ratifikimin e traktatit, sipas të cilit, flota ruse e Detit të Zi do të mund të qëndrojë në siujdhesën e Krimesë edhe për 25 vjet të tjera.

Opozita properëndimore thotë se marrëveshja e cënon sovranitetin e Ukrainës dhe i shet interesat kombëtare.
XS
SM
MD
LG