Ndërlidhjet

Medvedv urdhëron të hetohet vdekja e të burgosurit



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev u ka urdhëruar hetuesve të përcaktojnë përse edhe një njeri tjetër ka vdekur në burgun e njëjtë në Moskë, ku vjet avokati Sergei Magnicki vdiq nga një sëmundje e patrajtuar.

Vdekja e Magnickit nxiti shqetësime në Rusi dhe jashtë vendit, dhe e nxiti Medvedevin që të ndërmarrë hapa kundër ngjarjeve të ngjashme.

Përkundër këtyre përpjekjeve, një i burgosur tjetër, i cili vuante nga diabeti dhe veshkat e dështuara, raportohet se ka vdekur të premten në burgun Matroskaja Tishina në Moskë.
XS
SM
MD
LG