Ndërlidhjet

Gejts: Duhen akullthyese tjera në Arktik



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, tha se SHBA do të duhet të blejnë më shunë anije akullthyese për misionet në Arktik, në kohën që shkrirja e akullit polar po hap rrugë të reja lundrimi.

I pyetur nëse Rusia ka flotë më të madhe të akullthyesve, Gates tha: “Ne nuk kemi bërë shumë plane në kuptimin e rritjes së kapacitetit të akullthyesve, të paktën në marinë”.

Kanadaja, Danimarka, Norvegja, Rusia dhe SHBA nuk janë marrë vesh si të ndajnë shtratin e Arktikut, ku besohet se ka 90 miliarda fuçi naftë dhe 30 përqind të resurseve botërore të gazit.
XS
SM
MD
LG