Ndërlidhjet

SHBA: Stuhitë shkaktojnë 29 viktima


Ekipet e shpëtimit thonë se të paktën 29 persona u vranë nga stuhitë dhe përmbytjet, gjatë fundjavës, në shetet juglindore të SHBA-së, si Tenesi, Misisipi dhe Kentaki.
Rritja e nivelit të ujit të lumit Kumberland dhe stuhitë shkaktuan vdekjen e 19 personave vetëm në Tenesi.
Stuhia gjithashtu vrau dhe 6 persona të tjerë në Misisipi dhe 4 në Kentaki. Dëmtimet e shkaktuara llogariten në miliona dollarë.

XS
SM
MD
LG