Ndërlidhjet

Bajden: Evropa të adresojë kërcënimet e reja



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden sot fillon turneun evropian. Bajden në prag të vizitës ka deklaruar se ekziston nevoja për të çuar përpara politikat e sigurisë në përputhje me kërëcnimet e reja.

Bajden do të mbajë një fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel, do të takohet me drejtuesit e NATO-s, do të bisedojë me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Von Rompoi dhe do të udhëtojë drejt Spanjës. Madridi ka kryesinë e rradhës së BE-së.

Në një artikull botuar në numrin e sotëm të “International Herald Tribune” Bajden shkruan se Uashingtoni nuk do të ndryshojë elementët e sigurisë trans-atlantike pa partnerët evropianë. Ai nënvizon se ndryshimet janë kusht “për të mbetur lojtar i rëndësishëm në botën e sotme dhe të nesërme dhe jo në të shkuarën”.

Bajden në artikullin e sotëm thekson nevojën për më shumë vëmendje dhe burime për të luftuar kërcënimet e sigurisë më të cilat përballet aktualisht Evropa, kërcënime që vijnë nga jashtë kufijve evropianë.
XS
SM
MD
LG