Ndërlidhjet

Greqi: Sindikatat thirrin protesta të reja



Sindikatat e Greqisë kanë bërë thirrje për protesta të reja sot kundër planit të qeverisë për masat e kursimit, përkundër vdekjes së djeshme të tre njerëzve në trazirat në Athinë.

Greqia është e detyruar t'i zbatojë masat, të cilat përfshijnë rritjen e taksave dhe zvoglimin e pagave, në mënyrë që ta marrë huanë prej 110 miliardë euro nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Parlamenti i Greqisë sot duhet të votojë për masat.

Ministri i Financave, George Papakonstantinu u tha ligjvënësve se paratë nga paketa e ndihmës janë "mënyra e vetme për të shmangur falimentimin".
XS
SM
MD
LG