Ndërlidhjet

logo-print

Topi shton përpjekjet për zgjidhjen e krizës



Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka zhvilluar një numër takimesh në përpjekje për të gjetur zgjidhjen për krizën politike që ka kapur vendin.

Mëngjesin e sotëm presidenti është takuar me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Më pas në takime të ndara Topi është takuar me ambasadorin amerikan, Xhon Uithers dhe më pas me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe atë spanjoll Manuel Montobio.

Prej një jave para kryeministrisë po zhvillohet greva e urisë së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre. PS-ja në opozitë kërkon hapjen e kutive të votimit e të zgjedhjeve të 28 qershorit.
XS
SM
MD
LG