Ndërlidhjet

Qeveria italiane bojkoton festivalin e filmit në Kanë



Ministri i Kulturës i Italisë ka vendosur të mos shkojë në festivalin e filmit në Kanë për shkak të filmit propagandistik "Drakuila", i cili bën fjalë për atë se si qeveria e Berluskonit i zgjodhi problemet pas tërmetit në Akuila.

Ministri Sandro Bondi ka refuzuar pjesëmarrjen në festivalin e radhës në Kanë, dhe ka shprehur keqardhje dhe shqetësim për zgjedhjen e filmit propagandistik "Drakuila", i cili siç thuhet, e fyen të vërtetën dhe popullin italian në përgjithësi.

Filmi "Drakuila-Italia që dridhet", e autores Sabine Guzati, është në listën zyrtare të filmave të festivalit, por jashtë konkurencës.
XS
SM
MD
LG