Ndërlidhjet

I biri i ish presidentes në krye të Filipineve



I biri i ish presidentes Korazon Akuino do të jetë kryetari i ardhshëm i Filipineve, pas fitores në zgjedhjet e së hënës. Beninjo Akuino është i biri i dy nga heronjve për demokraci në Filipine.

Nëna e tij, Korazan Akuino, drejtoi atë që njihet si “revolucioni popullor” që rrëzoi diktatorin Ferdinand Markos në vitin 1986. Ajo u zgjodh më pas si presidente e Filipineve.

I ati, Beninjo Akuino, u vra pas kthimit nga mërgimi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1983. Ai u kthye për të udhëhequr betejën kundër Markos.
XS
SM
MD
LG