Ndërlidhjet

Filip Gordon viziton Kosovën dhe rajonin



Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Gordon, do të vizitojë këtë javë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë, për t’u takuar me zyrtarë të lartë qeveritare, udhëheqës vendorë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Lajmin e ka bërë të ditur Filip Krouli, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në Serbi, në do t’i bejme thirrje Serbisë për të kërkuar fusha të një bashkëpunimi praktik me Kosovën”.

“Në Kosovë, zoti Gordon do të takohet me udhëheqjen e vendit për ta trimëruar atë të vazhdojë forcimin e institucioneve të Kosovës”.

“Dhe në Maqedoni, ai do të diskutojë marrëdheniet tona dypalëshe dhe çështjet e tjera rajonale”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.
XS
SM
MD
LG