Ndërlidhjet

Skenderaj: Të shtëna me armë zjarri në shtëpi private



Policia e Kosovës tha se të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shtëpi private, në fshatin Klinë e Mesme, të Skenderajt.

Policia tha se shtëpia është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar, ndërsa hetuesit janë në kërkim të motivit dhe rrethanave të incidentit.
XS
SM
MD
LG