Ndërlidhjet

Gordon vazhdon vizitën në Maqedoni



Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, po vazhdon turneun e tij në Ballkan me vizitën në Maqedoni.

Pas takimit me presidentin Gjorgje Ivanov, ky i fundit theksoi se ka marrë mbështetjen amerikane për Mqedoninë. Ivanov, përmes një deklarate, thekson se “çmon përpjekjet e SHBA-ve për të tejkaluar të vetmen pengesë në rrugën drejt integrimit”.

Gjatë ditës diplomati i lartë amerikan është takuar dhe me Branko Cërvenkovskin, kreun e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni. Pas takimit Cërvenkovski tha se Uashingtoni është i vendosur për ruajtjen e qëndrueshmërisë politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Kreu i opozitës maqedonase shtoi se “SHBA-të janë të interesuara për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth çështjes së emrit”.

Ndimëssekretari amerikan i Shtetit është takuar dhe me drejtuesin e Bashkimit Demokratik për Integrime, Ali Ahmeti. Gordon do të bisedojë dhe me kryeministrin maqedonas.

"Zgjidhja e çështjes së emrit është pengesa kryesore që duhet kaluar për të çuar përpara integrimin në NATO dhe në BE", tha Gordon.

Pas Shkupit Filip Gordon do të udhëtojë për në Zagreb.
XS
SM
MD
LG