Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohet një person për sulmin në Nju Jork



Mediat amerikane njoftojnë se Pakistani ka arrestuar një person, i cili pohon se ka ndihmuar të akuzuarin për sulmin e dështuar në Tajms Skueër.

“Uashington Post” raporton se dëshmia e të arrestuarit në Pakistan ofron një numër informacionesh të reja, që provojnë se talibanët pakistanezë ishin pas sulmit.

Gazeta citon burime të besuara se autoritetet po hetojnë gjetjen e provave, përfshi mesazhe elektronike, apo telefonata që mund të lidhin Faizal Shahzadin me talibanët pakistanezë.

Lajmi bëhet i ditur pas arrestimeve të djeshme në rrethinat e Nju Jorkut të tre personave të lidhur me sulmin.
XS
SM
MD
LG