Ndërlidhjet

Përfundon takimi i krerëve të Greqisë dhe Turqisë


Kryeministrat e Greqisë dhe Turqisë kanë përfunduar bisedimet dyditëshe mbi mënyrat e përmirësimit të mëtejmë të marrëdhënieve. Zoti Rexhep Taip Erdogan, dhe homologu i tij grek, Jorgos Papandreu, u takuan sot për drekë, për të shënuar fundin e vizitës së kryeministrit turk në Athinë.

Të premten, bisedimet midis dy aleatëve të NATO-s u përqendruan në rritjen e tregtisë dhe në zvogëlimin e shpenzimeve për armë, në përpjekje për t’i ulur tensionet.
XS
SM
MD
LG