Ndërlidhjet

Tajlandë: Orë policore derisa dhuna shtohet


Armata e Tajlandës njoftoi sot se do të imponoj orë policore në disa pjesë të kryeqytetit Bangkok, derisa numri i të vrarëve nga kryengritja e dhunshme civile arriti në së paku 25 dhe më tepër se 200 të plagosur.

Autoritetet tajlandeze u kanë dhënë ultimatum protestuesve, që kanë vendosur kamp në Bangkok, prej muajit mars, duke ftuar gratë dhe të moshuarit që të largohen nga kampi deri nesër në mëngjes.

Qindra protestues po tubohen në një pjesë tjertër të kryeqytetit.

Lideri i protestuesve me “fanela të kuqe”, Nattawuk Saiuka, ka thënë se protestuesit janë të gatshëm të hyjnë në negociata të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, për ta mbyllur këtë krizë, por kërkojnë që qeveria t’i tërheq trupat nga rrugët.
XS
SM
MD
LG