Ndërlidhjet

Greqia merr 20 miliardë eurot e para



Greqia do pranojë 14.5 miliardë euro hua nga vendet e eurozonës, një ditë para pagesës së 9 miliardë dollarëve të borxhit të jashtëm.

“Kësti i parë i ndihmës financiare për Greqinë po transferohet sot, në 18 maj. Gjithsejt do të jenë 20 miliardë euro, nga të cilat 14.5 miliardë nga vendet anëtare të eurozonës, dhe 5.5 miliardë nga FMN-ja”, tha eurokomisioneri për Ekonomi, Oli Ren.

Shefi financiar i eurogrupit, Zhan Klod Junker, tha se euroja mbetet “valutë e besueshme”.

Ai i bëri këto komente pasi euro dje ra në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit në krahasim me dollarin amerikan, nga shqetësimet se kriza e borxheve në eurozonë mund ta dëmtojë ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG