Ndërlidhjet

Kirgizi: Gjendje e jashtëzakonshme në qytetin jugor


Autoritetet e Kirgizisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin jugor, Xhalal-Abad, pas përleshjeve ndërmjet grupeve etnike rivale dhe policisë. Nga këto përleshje mbetën të vrarë dy vetë dhe afro 50 të plagosur.

Trazirat ndodhën kur kirgizët etnikë u përpoqën të depërtojnë në një universitet të themeluar nga uzbekët, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Nga ana tjetër, qeveria e përkohshme ka publikuar një dekret, me të cilin Roza Otunbajeva, u emërua presidente e përkohshme. Për këtë emërim do të mbahet referendumi më 27 qershor.

Presidenti i përmbysur i këtij vendi, Kurmanbek Bakijev, muajin e kaluar shkoi në Bellorusi, pas trazirave në kryeqytetin Bishkek, nga të cilat mbetën të vrarë 89 vetë.
XS
SM
MD
LG