Ndërlidhjet

Bogdanoviq: KFOR-i dhe EULEX-i t’i mbrojnë serbët në Zallq


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, vlerësoi sot se sulmi i armatosur ndaj serbëve të kthyer në fshatin Zallq është “pjesë e një strategjie të dhunës”, qëllimi i së cilës, sipas tij, është që të largohen serbët e ktheyr.

“EULEX-i nuk mund dhe nuk duhet ta vëzhgojë dhunën, duke e dënuar vetëm me deklarata. Si është e mundur që incidentet në këtë fshat të përsëriten gjithmonë, nëse të kthyerit i mbron Policia e Kosovës”, u tha Bogdanoviq agjencive serbe të lajmeve.

Sipas tij, EULEX-i dhe KFOR-i duhet të japin përgjigje pse Policia e Kosovës nuk ka zbuluar asnjë sulmues ndaj serbëve të kthyer.
XS
SM
MD
LG