Ndërlidhjet

Bosnjë: Aksion i policisë kundër krimit të organizuar


Zyrtarë të Bosnjës thanë se qindra policë bastisën mbi 100 lokacione, në një nga aksionet më të mëdha të Bosnjës kundër krimit të organizuar.

Policia e Republikës Serbe të Bosnjës, ajo e Federatës Myslimano-Kroate, sikurse dhe ata nga rrethi i Bërçkos, bastisën disa lokale dje e sot dhe arrestuan 60 veta, në mesin e të cilëve dy oficerë të policisë në shërbim.

Policia po ashtu konfiskoi sasi të mëdha të drogës dhe armë.

Bosnja, e cila synon t’i bashkohet BE-së, ka shtuar përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar në rajon.
XS
SM
MD
LG