Ndërlidhjet

logo-print

Kasjanov: Arrestimi i Kodorkovskit ishte politik



Ish kryeministri i Rusisë, Mihail Kasjanov, tha sot në gjykatën e Moskës se Kremlini kishte urdhëruar arrestimin e miliarderit rus Mihail Kodorkovski, për shkak se e kishte zemëruar presidentin Vladimir Putin, duke i finansuar partitë opozitare.

Kasjanov tha në një seancë dëgjimore se Putin i kishte thënë atij se pronarët e firmës së naftës JUKOS, Kodorkovski dhe Platon Lebedev, ishin arrestuar në vitin 2003 për shkak se i kishin dhënë fonde Partisë Komuniste të Rusisë.

Lidhur me dëshminë e tij, Kasjanov u prononcua edhe për Radion Evropa e Lirë.

I dhashë arsyet e mia përse besoj se ky gjykim është politikisht i motivuar, dhe se akuzat kundër tyre janë të pabaza”, tha Kasjanov.

Perandoria afariste e Kodorkovskit u coptua dhe u ble kryesisht nga firmat ruse të kontrolluara nga shteti.
XS
SM
MD
LG