Ndërlidhjet

EULEX nuk i njeh zgjedhjet serbe



EULEX-i tha se nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës.

Zëdhënësja Christina Herodes, u tha mediave serbe se misioni i BE-së nuk i njeh zgjedhjet e strukturave paralele e as rezultatin e tyre, por shtoi se EULEX-i do të vazhdojë të bashkëpunojë me liderët e komunitetit serb në Kosovë.

Mediat serbe raportuan se 20,366 votues në pjesën veriore të Kosovës, më 30 maj do të votojnë në 26 qendra votimi.
XS
SM
MD
LG