Ndërlidhjet

Kamerun: Irani synon armë bërthamore



Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, tha se Perëndimi duhet ta rritë trysninë ndaj Iranit për shkak se, siç tha, "të gjitha provat shpiejnë në të njëjtin drejtim, se Irani synon të zhvillojë armë bërthamore".

Komentet e tij i bënë jehonë deklaratës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila i bëri thirrje Iranit që të jetë transparent për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Brazili dhe Turqia që të shmangë sanksionet e reja.

Teherani këmbëngul se programi bërthmaor i tij është paqësor, por vendet e Perëndimit druajnë se Irani fshehurazi po zhvillon armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG