Ndërlidhjet

Spanja miraton paketën e shpëtimit ekonomik



Ligjvënësit spanjollë kanë miratuar një paketë financiare në vlerë prej 15 miliardë eurosh, që do të ndihmojë vendin të përballojë defiçitin buxhetor. Plani parasheh një shkurtim prej 5% të shpenzimeve për pagat e punonjësve civilë dhe të fondeve për investime publike.

Plani synon shkurtimin e defiçitit nga 11% që është aktualisht në 6% në vitin 2011. Masat e Spanjës synojnë të mënjanojnë një krizë të llojit të Greqisë.
Spanja ka një nivel papunësie 20%, që është dy herë më e lartë se mesatarja e eurozonës.
XS
SM
MD
LG