Ndërlidhjet

Gjermani: Thirrje për ndaljen e kthimit të romëve në Kosovë


Politikanët dhe përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga autoritetet gjermane, që ta ndalin dëbimin e romëve, të cilët nuk kanë bazë ligjore për qëndrim në Gjermani, dhe dërgimin e tyre në Kosovë.

Njëri nga nënshkruesit e thirrjes është edhe ish ministri federal dhe ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Kristijan Shvarc – Shilling, i cili tha se “politikanët duhet të mendojnë për fatin e njerëzve konkret” dhe shtoi se veçanërisht romët e rinjë në Gjermani janë të integruar mirë.

“Kështu mijëra njerëz po shtyhen në fatkeqësi”, tha Shilling.

Raportohet se sipas dokumentit të nënshkruar ndërmjet Berlinit e Prishtinës, afro 14 mijë romë, që nuk e kanë të rregulluar qëndrimin në Gjermani, duhet të kthehen gjatë viteve të ardhshme në Kosovë.
XS
SM
MD
LG