Ndërlidhjet

logo-print

Mbledhje e jashtzakonshme e Këshillit të Sigurimit



Këshilli i Sigurimit do të mbajë mbledhje të jashtzakonshme për sulmin e komandove izraelite ndaj flotës së anijeve që bartnin ndihma humanitare për në Rripin e Gazës, në të cilin u vranë të paktën nëntë vetë dhe 50 u plagosën.

Ambasadori i Libanit, vendit që kryeson këshillin, e thirri mbledhjen për të diskutuar sulmin e izraelitëve ndaj gjashtë anijeve që lundronin drejt Gazës.

Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së komandove izraelite.

Nënsekretari i ministrisë së Jashtme turke, Salim Jenel, i tha Radios Evropa e Lirë se ambasadori izraelit është paralajmëruar për “dëmtim të pakthyeshëm” të marrëdhënieve dypalëshe.

Jenel i hodhi poshtë pohimet e Izraelit se anijet humanitare turke, të cilat ishin inspektuar nga një vend i NATO-s, mund të kenë trafikuar armë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-mun tha se është “i shokuar” nga sulmi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Uiliam Barton shprehu "keqardhje të thellë" për humbjen e jetëve.

Rusia e dënoi incidentin si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ndodhet për vizitë në Kanada, tha se do ta anulojë vizitën në Uashington dhe do të kthehet në Izrael.
XS
SM
MD
LG