Ndërlidhjet

Jordani: Mbërritën 124 aktivistët e ndaluar në Izrael



Dhjetra aktivistë pro-palestinezë, të cilët u arestuan gjatë vërsuljes së Izraelit në flotilën humanitare për në Gaza kanë mbërritur në Jordani pasi u deportuan nga Izraeli fqinj.

124 aktivistë nga 12 vende myslimane, shumica e tyre pa marrëdhënie diplomatike me Izraelin, e kaluan mëngjesin e sotëm lumin Jordan me pesë autobusë.
Qeveria e Jordanit tha se në grup kishte 30 jordanezë.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu tha se dëbimet që filluan dje pasdite, do të përfundojnë me deportimin e të gjithë aktivistëve brenda 48 orëve.
XS
SM
MD
LG