Ndërlidhjet

Ditaret e Churchillit në ankand


Një koleksion i madh me ditaret, letrat e madje dhe një cigare puro që i përkisnin ish-kryeministrit britanik në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, janë vënë sot në ankand. Shitja e tyre pritet të grumbullojë rreth 1.5 milion dollarë.

Në mesin e artikujve në shitje janë ditarët e Churchillit nga viti 1939 deri më 1945, ku përshkruhen takimet e tij me liderë te ndryshëm, si presidenti i SHBA-ve, Franklin Roosevelt, lideri sovjetik, Joseph Stalin dhe mbreti britanik, George VI.

Koleksioni u grumbulluan nga publicisti amerikan, Steve Forbes.
XS
SM
MD
LG