Ndërlidhjet

Diplomatët izraelitë largohen nga Turqia


Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka urdhëruar diplomatët e saj në Ankara dhe Stamboll të largohen nga Turqia, pas protestave kundër sulmit izraelit në konvojin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Ministria njoftoi se kjo është një procedurë e zakonshme në rastet e rritjes së kërcënimeve të sigurisë.

Së paku katër aktivistë turq ishin në mesin e të vrarëve gjatë sulmeve izraelite.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar Izraelin për “masakër të përgjakshme”, ndërsa mijëra turq kanë protestuar në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG