Ndërlidhjet

Regjisori iranian dënohet për propagandë anti-shtetërore


Mediat e Iranit raportojnë se regjisori Mohammad Nourizad është gjetur fajtor për propagandë anti-shtetërore dhe fyerje të liderit suprem. Për këtë, ai thuhet se do të dënohet me 50 goditje me kamxhik dhe tre vjet e gjysmë burg.

Nourizad u arrestua vitin e kaluar, pasi në ueb-faqen e tij kishte postuar letra, që u konsideruan fyese për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Vendimi i sotëm i gjyqit vjen pak ditë para përvjetorit të zgjedhjeve të kontestueshme në Iran.
XS
SM
MD
LG