Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: BEI nënshkruan kredinë prej 61.2 milionë dollarësh


Banka Evropiane e Investimeve (BEI) tha se ka nënshkruar një kredi prej 61.2 milionë dollarësh me Shqipërinë, për përmirësimin dhe riparimin e rrugëve dytësore dhe rurale.

Kredia është pjesë e projektit prej 171 milionë dollarësh, i financuar nga Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për të ndihmuar zhvillimin e sektorit privat.

Në njoftimin e sotëm nuk përmendet kohëzgjatja e kredisë apo detajet mbi pagesën.

Që nga fillimi i punës në Shqipëri, më 1995, Banka Evropiane për Investimeve ka investuar rreth 428.3 milionë dollarë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG