Ndërlidhjet

Medvedev viziton Gjermaninë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ndodhet në Gjermani për bisedime me kancelaren Angela Merkel.

Udhëheqësit gjermanë dhe rusë pritet t’i diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe marrëdhëniet e Rusisë me BE-në.

Rusia dhe Gjermania kanë lidhje të ngushta ekonomike, me një vëllim tregtar prej afro 50 miliardë euro në vitin e kaluar.

Në takimet e tyre, pritet që të dy palët të diskutojnë një varg çështjesh ndërkombëtare, përfshirë propozimin për sanksione të reja të OKB-së kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të tij.
XS
SM
MD
LG