Ndërlidhjet

Kandahar: Një i vrarë, 14 të plagosur



Një bombë e cila ka shpërthyer sot para zyrës së guvernatorit të provincës në qytetin jugor të Afganistanit, Kandahar, ka vrarë një polic dhe plagosi të paktën 14 civilë.

Policia tha se mjeti shpërthyes ishte vendosur në një biçikletë në rrugën afër zyrës ku jeton dhe punon guvernatori. Ai nuk ka qenë aty në kohën e sulmit.

Sulmi ndodhi një ditë pas konferencës së paqes në Kabul, ku presidenti Hamid Karzai u përpoq të sigurojë zhvillimin e negociatave me talibanët.
XS
SM
MD
LG