Ndërlidhjet

Paris: Rafael Nadal kampion në Rolan Garos


Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, e fitoi sot titullin e më të mirit në turneun Rolan Garos në Paris, pasi në finale e mundi suedezin, Robin Soderling, 3:0 në seta.

Kështu Rafael Nadal është tenisti i dytë në botë, që së paku pesë herë e ka fituar turnuen Rolan Garos, ndërsa vitin e ardhshëm ka gjasë, që ta arrijë edhe rekordin e Bjorn Borgut, i cili në këtë turne, titullin e më të mirit e ka fituar 6 herë.

Me këtë fitore, Rafael Nadal, e zëvendëson zviceranin Roxher Federer, në vendin e parë në listën ndërkombëtare ATP.
XS
SM
MD
LG