Ndërlidhjet

logo-print

Amsterdam: Aterim i detyruar i aeroplanit me 160 udhëtarë


Një aeroplan me më se 160 udhëtarë ka ndërmarrë aterim emergjent në aeroportin ndërkombëtar të Amsterdamit, Schipol.

Raportohet se aeroplani i kompanisë ajrore të Marokut, është kthyer në aeroport, pasi njërin nga motorët e kishte përfshirë zjarri, pak kohë pasi ishte ngritur nga pista.

Nuk ka pasur të lënduar.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen.
XS
SM
MD
LG