Ndërlidhjet

OKB: Miratohet raundi i ri i sanksioneve kundër Iranit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi raundin e katërt të sankioneve kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor. Fuqitë perëndimore dyshojnë se aktivitetet atomike të Iranit kanë për qëllim zhvillimin e armëve bërthamore.

Pro rezolutës ishin 12 vota. Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania, që të gjitha votuan në favor të sanksioneve. Turqia dhe Brazili votuan kundër, përderisa Libani abstenoi.
XS
SM
MD
LG