Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë, 40 të vrarë


Zyrtarët thonë se nga një sulm i dyshuar vetëvrasës me bombë në provincën Kandahar, janë vrarë së paku 40 vetë dhe afro 70 të tjerë janë plagosur.

Sulmi ka ndodhur në një dasmë, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së brendshme të Afganistanit, tha se shumë prej mysafirëve kishin lidhje me zyrtarë të policisë.

Një zëdhënëse e NATO-s tha se forcat e saj, pas sulmit, i kanë ndihmuar forcat e sigurisë lokale.

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, admirali Majk Mjullen, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, të cilit ishin mbledhur në një hapësirë para spitalit.

Më herët, kryengritësit e rrëzuan një helikopter të NATO-s në pjesën jugore të Afganistanit, duke vrarë katër ushtarë amerikanë.

Gjatë nëntë ditëve të fundit në Afganistan janë vrarë 29 pjesëtarë të NATO-s dhe 17 ushtarë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG