Ndërlidhjet

Putin takon liderët francezë



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ndodhet në Prais për bisedime me presidentin Nikolas Sarkozi, ku gjithashtu do të hapë një ekspozitë të madhe.
Putin mbrëmë bisedoi me kryeministrin Fransoa Fijon.

Bisedimet e Putinit me udhëheqësit francezë pritet të fokusohen në bashkëpunimin në fushën e energjisë, sektorët e hapësirës dhe aviacionit, si dhe përpjekjet e Moskës për të blerë luftanijen franceze “Mistral”.

Nëse arrihet dakordim, kjo do të ishte e para herë që një luftanije e prodhuar në një vend të NATO-s t’i shitet Rusisë.

Para vizitës, Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve franceze që t’i bëjnë presion Putinit për vrasjet e gazetarëve që ishin kritikë të autoriteteve, si dhe për krimet raciste dhe torturat në Rusi.
XS
SM
MD
LG