Ndërlidhjet

logo-print

Në ditën e dytë të Botërorit…


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Në ditën e dytë të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010” pritet të zhvillohen tri ndeshje. Ekipi i Argjentinës, me futbollistin e vitit, Lionel Mesi, në veprim, do të takohet me Nigerinë (16:00), përderisa Greqia do të luajë me Korenë e Jugut (13:30). Në takimin e mbrëmjes do të luajnë kombëtaret e SHBA-ve dhe Anglisë (20:30).

Të premten, vendi mikpritës Afrika e Jugut luajti baraz me Meksikën (1:1), ndërsa ndeshja në mes të Francës dhe Uruguajit përfundoi me rezultat të bardhë (0:0).
XS
SM
MD
LG