Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i inkurajon Beogradin për hetimet në Rashkë


Përfaqësuesit e misionit EULEX në Kosovë kanë thënë se i mbetet Beogradit të ndërmarrë hapin e ardhshëm, për të vazhduar me mbledhjen e informacioneve rreth varrezës masive në Rashkë, ku dyshohet të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë.

“Ky rast ka një rëndësi të madhe. Ne inkurajojmë autoritetet (serbe) që të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që e vërteta të dalë në dritë”, u ka thënë agjencive serbe të lajmeve zëdhënesja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.

Në muajin maj, është bërë e ditur se në afërsi të Rashkës gjendet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës 1998-1999, gjë që është konfirmuar edhe nga prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.
XS
SM
MD
LG