Ndërlidhjet

logo-print

Lidhja Arabe kërkon heqjen e bllokadës së Gazës


Gjatë vizitës së parë në territoret palestineze, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa, ka bërë thirrje për eliminimin e bllokadës izraelite të Rripit të Gazës.

“Bllokada duhet të hiqet. Qëndrimi i Lidhjes Arabe është i qartë. Jo vetëm arabët, por e gjithë bota duhet t’i ofrojë mbështetje popullit palestinez për heqjen e kësaj bllokade”, ka thënë Musa.

Në anën tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka deklaruar se bllokimi detar i Gazës është i nevojshëm, për shkak se pengon hyrjen e armëve në territoret palestineze. Por, megjithatë, ai ka thënë se është i gatshëm të lejojë kalimin e ndihmave humanitare.

“Synimi ynë është të ndalojmë hyrjen e armëve dhe materialeve të tjera luftarake në Gaza, por të lehtësohet shpërndarja e nihmave humanitare dhe mallrave që nuk mund të përdoren për qëllime ushtarake”, u ka thënë Netanjahu gazetarëve në Jerusalem.
XS
SM
MD
LG