Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i NATO-s, 5 të vrarë


Zyrtarët afganë thanë se të paktën pesë civilë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i forcave të NATO-s, në pjesën lindore të këtij vendi.

AFP citon drejtorin e shëndetësisë në provincën Khost, Amirbadshah Rahmatzai Mangal, të ketë thënë se “viktimat përfshijnë dy vajza nga mosha 7 deri në 8 vjeç, ndërsa një djalë 14 vjeçar është plagosur”.

Shefi i policisë, Abdul Hakim Ishaqzai, tha se sulmi, që kishte për shënjestër pozicionet e talibanëve, ka shkaktuar vdekjen e 38 militantëve.

Ministria e Brendshme e Afganistanit dhe NATO-ja nuk kanë konfirmuar incidentin, por kanë thënë se po zhvillojnë hetime lidhur me të.
XS
SM
MD
LG