Ndërlidhjet

logo-print

Mbahen zgjedhjet në Partesh


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se çdo gjë është gati për zgjedhjet në Partesh, vendbanim ky i banuar me shumicë serbe.

Përfaqësuesi i KQZ-së, Xhemajl Peçani, ka thënë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa Policia e Kosovës është zotuar t’i ketë marrë masat për një ambient të sigurt zgjedhor.

Në zgjedhje konkurrojnë pesë lista serbe, katër prej të cilave kanë kandidatë për kryebashkiak.

Të drejtë vote kanë 3,508 qytetarë, përderisa zgjedhjet do t’i mbikëqyrin rreth 150 vëzhgues.
XS
SM
MD
LG