Ndërlidhjet

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve


“Ata ma morën shtëpinë, por nuk mund të ma marrin të ardhmen”
“Ata ma morën shtëpinë, por nuk mund të ma marrin të ardhmen”
Në raportin e sivjetmë të UNHCR-së mbi zhvillimet në botë në vitin 2009, llogariten 43.3 milionë të zhvendosur për shkak të konflikteve të ndryshme. Numri i të kthyerve vullnetarisht në shtëpitë e tyre thuhet të jetë në nivelin më të ulët në 20 vjetët e fundit. Me vendim të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, 20 Qershori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

Sivjet, tema zyrtare për shënimin e kësaj dite quhet “Shtëpia”.

Me thënien: “Ata ma morën shtëpinë, por nuk mund të ma marrin të ardhmen”, UNHCR-ja do që të theksojë kurajën dhe luftën e njerëzve që kanë humbur gjithçka, përveç shpresave.

Komisionari i Lartë për Refugjatë, Antonio Guterres, duke komentuar zgjidhjen e ngadalshme të statusit të refugjatëve, tha se “konfliktet në Afganistan, Somali, Kongo nuk po tregojnë kurrfarë shenjash për zgjidhje, kurse ato që ishin në rrugë e sipër për t’u zgjidhur, si p.sh. në Sudan dhe Irak, kanë ngecur në vend”.

Guterres do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve në Siri, ku strehohen mbi 1 milion të zhvendosur – shumica nga Iraku.
XS
SM
MD
LG