Ndërlidhjet

Irakianët protestojnë për ndërprerjen e energjisë elektrike



Qindra irakianë dolën sot në rrugët e Bagdadit për të protestuar kundër mungesës së energjisë elektrike, në kohën kur temperaturat në qytetin jugor Nasirija kanë shkuar mbi 50 gradë celzius.

Policia u angazhua që t'i shpërndajë protestuesit, të cilët hodhën drunj dhe gurë në selinë e provincës, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Elektricitetit, Karim Vahid dhe zyrtarëve tjerë.

Demonstrata u thirr nga klerikët shiitë.

Protestë e ngjashme u mbajt të shtunën në Basra, ku një komandant i ushtrisë tha se policia hapi zjarr në turrmën, duke vrarë një protestues dhe plagosur dy të tjerë.

XS
SM
MD
LG