Ndërlidhjet

Moskë: Shtohet reduktimi i gazit për Bellorusinë


Rusia e ka shtuar zvogëlimin e gazit për në Bellorusi, për ta detyruar këtë vend, që ta paguaj borxhin, që sipas Moskës është 192 milionë dollarë.

Shefi i kompanisë shtetërore ruse, Gazprom, tha sot se furnizimi me gaz është reduktuar për 30%.

Kompania ruse tha se kjo nuk do të ketë ndikim në furnizimet e gazit për Evropë, pasi në rast të problemeve me gasjellësin nëpër Bellorusi, furnizimet mund të dërgohen nëpërmjet të gazsjellësve të tjerë.

Mendohet se kontesti për gaz ndërmjet dy vendeve mund të diskutohet në takimin e sotëm ndërmjet ministrave të jashtëm të dy shteteve në Minsk.
XS
SM
MD
LG